DYLON

Kryetari Haliti e çmon lartë kontributin e gruas

Avatar photo Redaksia

(2LONLIEN) – Komuna e Vitisë, me rastin e 8 marsit ditës ndërkombëtare të gruas ka pritur sot punëtorët e administratës komunale dhe këshilltarët e Kuvendit Komunal të Vitisë.  Me këtë rast është çmuar lartë roli i femrës në shoqërinë tonë dhe atë në të gjitha fushat.
 
8 marsi dita ndërkombëtare e gruas ka bashkuar sot punëtorët e administratës komunale të Vitisë dhe më këtë rast kryetari I kësaj Komune, Sokol Haliti ju ka uruar atyre këtë festë duke e çmuar lartë kontributin e gruas në shoqëri.

“Sot në kujtojmë dhe nderojmë shumë veprimtare dhe aktiviste që kontribuon dhe punuan në ndërtimin e shtetit tone ku gruaja ishte pjesë e të gjitha aktiviteteve për dekada me radhë si dhe me punën e palodhshme në të gjitha lëmit sin ë Arsim, Shëndetësi, Kulturë pa lënë anash edhe punën  për barazi gjinore dhe demokratizim  të vendit tone”  u shpreh Haliti.  

Ai u zotua se  institucionet komunale do të punojnë bashkë me to në fuqizimin  e rolit të gruas  në pozita vendimmarrëse.  Gjithashtu në këtë takim para të pranishmit ka folur zyrtarja për barazi gjinore, Ibadete Hyseni e cila gjithashtu ju uroj të gjithë grave këtë festë, më pas është mbajtur një koktej rasti./2lonline/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.