DYLON

Kryetari Haliti dhe Ministri Matoshi nënshkruan memorandumin për grantin e performancës- Mjedisi i Pastër

Kryetari Haliti dhe Ministri Matoshi nënshkruan memorandumin për grantin e performancës- Mjedisi i Pastër
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Ministri i Mjedisit dhe Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi kanë nënshkruar sot memorandumin për Grantin e Performances- Mjedisi i Pastër pasi që komuna e Vitisë është përfituese e këtij granti në shumë prej 95. 660.00€.

Me këtë rast Kryetari Haliti potencoi se Komuna të cilën ai e udhëheq ka punuar shumë dhe do të punoj në fushën e mjedisit duke potencuar se përveç se ata kanë punuar në eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave ata kanë arritur ti shndërrojmë disa nga to hapësira të gjelbërta.

“Dua të falënderoj ministrinë për grantin e përformancës në mjedis. Me të vërtetë ne kemi punuar shumë në krijimin e mjediseve të pastërta për qytetarët tanë. Megjithatë edhe në të ardhmen do të kujdesemi që të kemi një mjedis të pastër i cili është parakusht për një jetë të shëndetshme” u shpreh Kryetari Haliti.

EkoHigjiena

Përndryshe, Granti i Performancës – Mjedis i Pastër është lansuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), mbështetur nga “Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit”, (GIZ) GmbH, me mandat nga Ministria për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik të Federatës Gjermane (BMZ).

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.