DYLON

Kryetari Haliti dhe homologu i tij nga Kaçaniku, Besim Ilazi bashkëbiseduan për projektet në interes të dy komunave

Kryetari Haliti dhe homologu i tij nga Kaçaniku, Besim Ilazi bashkëbiseduan për projektet në interes të dy komunave
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim z. Besim Ilazi, kryetar i komunës së Kaçanikut.

Në këtë takim është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit të dy komunave në interes të qytetarëve të Kaçanikut dhe të Vitisë.

EkoHigjiena

Në veçanti është biseduar për projektet infrastrukturore që lidhin banorët e dy komunave s si projekti i rrugës Viti-Kerbliq-Kaçanik .

Dy kryetarët kanë dal edhe në teren për të parë se deri ku kanë arritur punimet në këtë rrugë shumë të rëndësishme për Vitinë dhe Kaçanikun duke theksuar domosdoshmerinë e vazhdimit të këtij projekti.

Kryetari Haliti theksoi se kjo komunë po vazhdon bashkëpunimin e mirë me komunën fqinje, duke potencuar se Vitia dhe Kaçaniku po bashkëpunojnë në të mirën e banorëve të saj.

Përndryshe Vitia dhe Kaçaniku kanë bashkëpunuar edhe më parë në realizimin e projekteve të përbashkëta.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.