Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti më bashkëpuntorë është interesuar për projektet që janë duke u realizuar në territorin e kësaj komune.
Ai qëndroi në Tërpezë ku edhe sapo kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës së varrezave dhe disa rrugë të tjera.
Gjithashtu në këtë lokalitet po bëhet rregullimi i rrugës fushore Tërpezë -Fshati i Ri që lidhet edhe me lagjen Alidema në Pozharan. /2LONLINE/