DYLON

Kryetari e kryesuesi luajnë shah!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani sot ka inauguruar shahun i cili është ndërtuar në qendër të qytetit. Ky shah gjigant është ndërtuar nga Drejtoria për Shërbime Publike.

Inaugurimin e shahut në qendër të qytetit, e ka bërë kryetari Sinani i cili këtë e ka bërë duke luajtur një lojë me kryesuesin e Kuvendit Bajram Dërmaku.

EkoHigjiena

Shahu gjigant, është ndërtuar me përmasa të tilla për të ofruar një pamje më ndryshe në këtë pjesë të qytetit. Gjithashtu, ai mund të shfrytëzohet edhe nga qytetarët. Përndryshe, nuk bëhet e ditur se cili, cilit, ja bëri shah-mat! /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.