Kryetari Azizi pret në takim Komandantin Balik

Kryetari Azizi pret në takim Komandantin Balik

Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka pritur në një takim lamtumirës Komandantin e KFOR-it për regjionin e Gjilanit, Kapiten Halil Arda Balik.

I pari i gjykatës ka falënderuar Komandantin Balik, për kontributin e tij të dhënë në ofrimin e sigurisë për regjionin e Gjilanit, gjithashtu edhe për bashkëpunimin e tij gjatë ushtrimit të detyrës si komandant i LMT – së.

Komandanti Balik, ka vlerësuar në superlativ bashkëpunimin që ka pasur gjatë kohës që ka shërbyer në Kosovë.

Me këtë rast, ai ka dorëzuar një mirënjohje për kryetarin Azizi, njëherët duke shprehur përkushtimin që bashkëpunimi mes KFOR-it dhe Gjykatës Themelore të Gjilanit do të vazhdoj edhe më tutje.

KOMENTE