DYLON

Kryetari Alban Hyseni viziton fermerin Mitat Rifati, përfitues i lopëve qumështore

Kryetari Alban Hyseni viziton fermerin Mitat Rifati, përfitues i lopëve qumështore
Avatar photo Redaksia

“Së bashku me stafin tim, sot vizituam fermerin Mitat Rifati në fshatin Malishevë e Epërme”, ka bërë me dije, kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Kryetari Hyseni tha se fermeri Mitat Rifati është njëri nga 153 fermerët përfitues të lopëve qumështore nga Drejtoria e Bujqësisë, i cili tash e tutje mbarështon 4 krerë, 3 prej tyre lopë qumështore dhe 1 viç.

EkoHigjiena

“Fermeri Mitat Rifati u shpreh tejet falënderues për mbështetjen që komuna i ka ofruar dhe lehtësimin për të zhvilluar veprimtarinë e tij në sektorin e bujqësisë.  Komuna për fermerin e ndershëm dhe meritor”, ka thënë kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.