DYLON

Kryetari Alban Hyseni vizitoi Pajazit Zymerin i vlerësuar me titullin “Nderi i Qytetit”

Kryetari Alban Hyseni vizitoi Pajazit Zymerin i vlerësuar me titullin “Nderi i Qytetit”
Avatar photo Redaksia

“Sot patëm nderin të vizitojmë patriotin e madh Pajazit Zymeri, të cilin e vlerësuam me titullin “Nderi i Qytetit” – një shenjë mirënjohjeje për jetën dhe veprën e tij të jashtëzakonshme në shërbim të çështjes kombëtare”, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i komunës së Gjilanit.

Ai bëri me dije se Baca Pajazit, që në vitin 1969 iu bashkua Ballit Kombëtar në Austri, vazhdoi aktivitetin e tij patriotik në Lëvizjen Popullore në diasporë, duke bashkëpunuar me figura të njohura si Kadri Zeka dhe Ibrahim Kelmendi. Mori pjesë në demonstratat historike të vitit 1981 në Zvicër, u përball me arrestime e tortura, por kurrë nuk u tërhoq nga rruga e lirisë.

EkoHigjiena

“Kontributi i tij shtrihet nga ndihma për bashkatdhetarët në mërgim, te mbështetja financiare për fondin “Vendlindja Thërret”, e deri te pjesëmarrja si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Brigadën 121 gjatë Betejës së Pashtrikut. Nderim e mirënjohje të përjetshme për veprën e tij patriotike’, ka thënë kryetari Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.