DYLON

Kryetari Alban Hyseni uron mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit

Kryetari Alban Hyseni uron mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, ka uruar të gjithë mësimdhënësit.

Në mesazhin e urimit, kryetari Hyseni ka thënë se mësuesit janë pjesa e rëndësishme e shoqërisë që përgatit brezat e ardhshëm e të ardhmen e vendit.

EkoHigjiena

“Sot është festa e dijes, e mësuesit janë pjesa e rëndësishme e shoqërisë që përgatit brezat e ardhshëm e të ardhmen e vendit. Arsimi është shtylla e një shoqërie e mësuesit janë udhërrëfyesit e dijes. Çdo ditë, duhet të shprehim vlerësimin maksimal për ata që përkushtohen e angazhohen në këtë rrugë që është më tepër se sa një profesion. Të gjithë mësuesve në Gjilan e mbarë Kosovën, gëzuar ditën tuaj të 7 marsit”, ka thënë kryetari Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.