• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Kryetari Alban Hyseni takohet me stafin e Drejtorisë Komunale të Arsimit

Redaksia 2LONLINE 13 Dhjetor, 2021 3 min
 Kryetari Alban Hyseni takohet me stafin e Drejtorisë Komunale të Arsimit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA), ku ka zhvilluar takim informues me stafin aty, për t’i parë nga afër punët, problemet e sfidat.

Kryetari Hyseni bëri të ditur se janë bërë disa përgatitje në DKA, duke shtuar se do të ketë edhe hapa të tjerë që duhet të ndërmerren në vijim.

“Sot takova të gjithë stafin e Drejtorisë së Arsimit dhe u njoftova nga afër me problemet e sfidat që na presin. Është periudhë kur kemi pak pushime, është sezoni i dimrit dhe kemi shumë obligime e angazhime të cilat na presin. Duket që kemi bërë disa përgatitje, por kemi edhe hapa të tjerë në vijim që duhet t’i ndërmarrim dhe në këtë formë ta përmbyllim këtë pjesë të arsimit deri në festat e vitit të ri dhe festat tjera zyrtare dhe në këtë mënyrë ta kemi suksesin për nxënësit tanë”, ka thënë kryetari Hyseni.

Shefi i arsimit në DKA, Nexhat Hajrullahu, e ka falënderuar kryetarin Hyseni për vizitën dhe ofrimin e mbështetjes, duke thënë se e informuan për rrjedhat e deritanishme, për gjendjen aktuale dhe për sfidat, duke shpresuar që do të kenë rezultate të përbashkëta.

“E falënderojmë shumë për kujdesin dhe kjo tregon që në ditën e dytë të punës është një përkushtim për njërin nga sektorët më të rëndësishëm – arsimin”, ka thënë Hajrullahu. /2LONLINE/

​

Etiketa:aktuale Alban Hyseni Drejtorisë Komunale të Arsimit Gjilan rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

ShFMU “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë, me orë të veçantë letrare

4 Qershor, 2023
Art/Kult

Një prozë e rrallë dokumentare e llojit të vet

4 Qershor, 2023
Opinion

Gjeneratat e reja nuk kanë frikë nga Serbia

3 Qershor, 2023
Gjilan

Haziri: LDK do të jetë opozitë agresive e këtij pushteti që projektet

3 Qershor, 2023
Lajme të ngjashme

ShFMU “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë, me orë të veçantë letrare

4 Qershor, 2023

Një prozë e rrallë dokumentare e llojit të vet

4 Qershor, 2023

Haziri: LDK do të jetë opozitë agresive e këtij pushteti që projektet tona po i konsideron si të huaja!

3 Qershor, 2023

Policia në kërkim të një të dyshuari, kërkon ndihmën e qytetarëve

3 Qershor, 2023

Konfiskohen 220 gramë kokainë dhe arrestohet një i dyshuar

2 Qershor, 2023

DHTIK – Qeverisë: Krijoni oferta konkrete

2 Qershor, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com