DYLON

Kryetari Alban Hyseni, priti drejtorin e OSBE-së në Rajonin e Gjilanit, Igli Totozani

Kryetari Alban Hyseni, priti drejtorin e OSBE-së në Rajonin e Gjilanit, Igli Totozani
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës se Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim drejtorin e OSBE-së në Rajonin e Gjilanit, Igli Totozanin, me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim u diskutua lidhur mes situatën aktuale në Komunën e Gjilanit pas zgjedhjeve lokale, rizgjedhjes së kryetarit Alban Hysenit, si dhe për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për të ardhmen.

EkoHigjiena

I pari i Gjilanit e njoftoi mysafirin për aktualitetin në komunë situatën njoftoi drejtorin e OSBE-së në rajonin e Gjilanit, lidhur me situatën aktuale pas zgjedhore dhe rritjen e mëtutjeshme të bashkëpunimit.

Kryetari Hyseni, e falënderoi drejtorin Totozani, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e OSBE-së duke premtuar thellimin e bashkëpunimit.

Drejtori i OSBE-së në rajonin e Gjilanit, Igli Totozani, e uroj kryetarin Alban Hyseni, për marrjen e mandatit të dytë si kryetar i komunës.

Ai shprehu gatishmërinë për mbështetje për Komunën e Gjilanit.

Derisa ka përcjellë edhe urimet e përzemërta nga ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Gerart McGurk, i cili në ndër tjerash e ka përgëzuar kryetarin Alban Hyseni për besimin e rifituar nga gjilanasit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.