DYLON

Kryetari Alban Hyseni pret në takim zëvendës komandantin e Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it, lejtnant Eddy Simpson   

Kryetari Alban Hyseni pret në takim zëvendës komandantin e Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it, lejtnant Eddy Simpson   
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me nënkryetaren Leonora Morina Bunjaku, kanë pritur në takim zëvendës komandantin e Komandës Rajonale Lindje, lejtnant Eddy Simpson dhe përfaqësues të KFOR-it.

Në këtë takim me karakter njoftues, përveç sigurisë dhe zhvillimeve të përgjithshme në komunën tonë, është diskutuar rreth planeve dhe të arriturave në arsim, shëndetësi, ekonomi dhe fusha të tjera.

EkoHigjiena

“Në emër të qytetarëve, i falënderova për kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë, i cili është një parakusht për prosperitet.

Ata shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe komunikim të mëtutjeshëm”, ka thënë kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.