• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë: Synimi ynë i parë ka qenë që të rrisim besimin e qytetarëve në institucione 

Redaksia 2LONLINE 27 Qershor, 2022 6 min
 Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë: Synimi ynë i parë ka qenë që të rrisim besimin e qytetarëve në institucione 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka mbajtur sot takimin e parë publik për këtë vit, ku ka prezantuar punën e gjashtëmujorit të parë, sukseset dhe sfidat e kësaj periudhe si dhe ka bashkëbiseduar me qytetarët përmes pyetje-përgjigjeve. 

Pasi ka folur për gjetjet dhe gjendjen në të cilën ai e ka marrë mandatin e që kanë qenë pengesë për fillimin e qeverisjes, kryetari Hyseni është ndalur të punët e realizuara në këtë gjashtëmujor, ose që do të kryhen brenda këtij viti, në bashkëpunim me qeverinë përkatësisht ministritë përkatëse, me donatorë ose nga buxheti i Komunës.  

‘Synimi ynë i parë ka qenë që të rrisim besimin e qytetarëve në institucione’ ka thënë kryetari Hyseni. 

Fushata për një ambient të pastër, është njëri prej aktiviteteve që ne e kemi fort për zemër, për shkak se duam një qytet ndryshe, duam një Gjilan që ia ka lakmi secili qytet në Kosovë dhe për këtë jemi duke punuar fort edhe në fushën e menaxhimit e të riciklimit të mbeturinave dhe çështje të tjera që lidhen me mjedisin e pastër.  

Në dy shkolla po punohet në programin e efiçiencës së energjisë, me çka do të krijohen kushte më të mira për mësim dhe aktivitete, pasi që në shumicën e shkollave tona sistemi i ngrohjes është i vjetër. 

Këtë  vit do të ndërtohen dy çerdhe në Gjilan në Miresh dhe lagjen ‘Qarku 1’, ndërsa jemi zotuar se brenda mandatit tonë do t`i ndërtojmë katër sosh dhe po aq kopshte. 

Po ashtu jemi duke punuar në studimin e fizibilitetit dhe analiza për ngrohjen qendrore të qytetit, projekt ky që do të financohet nga BERZH-i dhe Banka Evropiane për Investime.      

Në administratë, po punohet në digjitalizimin e arkivit, ndërkohë që është vendosur edhe orari i punës së pandërprerë, për t`iu ofruar qytetarëve shërbime të mira e të shpejta.       

Është bërë digjitalizimi i bibliotekës së qytetit dhe kjo nënkupton se po ecim drejt krijimit të bibliotekës së parë elektronike në Kosovë.  

Kryetari Hyseni ka folur edhe për investimet dhe planet në infrastrukturë rrugore, ujësjellës, kanalizime e ndriçim publik, në shëndetësi, bujqësi, kulturë, rini, sport e sektorë të tjerë.    

Me buxhetin e Komunës, sivjet do të realizohen projekte në vlerë mbi 1.2 milionë euro, sikurse një numër projektesh do të realizohen me ministritë përkatëse në Livoç të Poshtëm dhe Livoç të Epërm, shtatë terrene sportive në qytet dhe shkollat e fshatrave, asfaltimi i rrugëve në fshatin Cërnicë, Haxhaj, parku i lagjes Baja, që do të jetë një nga parqet më të mëdha në komunën e Gjilanit si dhe një mori projektesh tjera nëpër lagje e vendbanimet tona.            

‘Po ashtu jemi duke realizuar projekte që kanë për qëllim përfshirjen e qytetarëve, qoftë në planifikim, qoftë në vendimmarrje për gjëra që kanë të bëjnë me interesin e përgjithshëm’, ka thënë ai.  

Kryetari Hyseni ka folur edhe për Planin Zhvillimor Komunal, i cili është anuluar, për shkak se, siç tha nuk ka ai, nuk ka qenë edhe aq zhvillimor dhe një prej problemeve kryesore ka qenë zona ekonomike, e cila ka qenë e planifikuar në një hapësirë, ku vetëm 18 nga 100 hektarë janë pronë komunale.     

Ne kemi vendosur që zonën ekonomike ta zhvendosim në një hapësirë edhe më të madhe dhe ku prona është komunale dhe nuk ka nevojë për shpronësim.  

 Po ashtu, kryetari Hyseni ka prezantuar veç e veç punën dhe angazhimet e secilës drejtori, njësi e zyrë komunale, të dhëna këto që do të publikohen të plota në faqen e komunës.     

Kryetari Hyseni, bashkë me drejtorët, në vazhdim është përgjigjur në pyetjet dhe interesimet e qytetarëve.  /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Alban Hyseni debati Gjilan
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Muçiverc

12 Gusht, 2022
Nacionale

Presidentja: Rinia është fryma dhe themeli i Republikës sonë

12 Gusht, 2022
Nacionale

Dhoma e Tregtisë, MINT, AKK dhe bizneset diskutojnë për ngritjen enorme të

12 Gusht, 2022
Sport

SC Gjilani konfirmon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon

12 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

SC Gjilani konfirmon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon

12 Gusht, 2022

Vazhdon fushata informuese për qytetarët për pajisje me targa “RKS”

12 Gusht, 2022

Rotary Club Gjilani organizon aktivitete sportive në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë

12 Gusht, 2022

Konferencë për media para ndeshjes Trepça ’89 – FC Drita

12 Gusht, 2022

Gjykata vendos masën e paraburgimit për të pandehurën A. S. 

12 Gusht, 2022

Stop kufizimit ndaj gastronomisë!

12 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com