DYLON

Kryetarët takohen me ministrin Verbiq, kërkojnë tekste mësimore

Avatar photo Redaksia

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik Srgjan Verbiq me bashkëpunëtorë, u takua të premten me kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, Ragmi Mustafa e Nagip Arifi, si dhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, raporton Titulli.com.

Në takimin e mbajtur në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik në Beograd, u bisedua për sigurimin e teksteve shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm në gjuhën shqipe, si dhe mbi çështjen e organizimit të provimit profesional për mësimdhënësit nga rajoni i Bujanocit dhe Preshevës.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.