• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Kryetarë të asfaltit!

Redaksia 2LONLINE 22 Maj, 2020 4 min
 Kryetarë të asfaltit!

Shumë kryetarë të komunave janë ardhë në pushtet pa pasur një vizion se si do të duket komuna e tyre, në katër vjetët e ardhshme të qeverisjes.

Shkruan: Irfan Maliqi

Atyre thuajse n’krejt vendin, s’ua rrok mendja gjë tjetër veç asfaltit.

Nuk janë të pakta rastet kur kemi parë asfalt mbi asfalt, e në disa fshatra e nëpër rrugica mëhallësh, ka mbir bari nëpër rrugët e asfaltuara si mos më keq.

Qeverisjet lokale vazhdojnë të jenë të koncentruara vetëm në asfaltim të rrugëve, ani pse ka fshatra pa ujë të pijes, pa ujësjellës e pinë ujin nga bunari. Investimet në infrastrukturën rrugore deri tash kanë qenë prioritet si i Qeverisë së Kosovës ashtu edhe i komunave.

Këto të fundit, pak e hiq merren me politika zhvillimore ekonomike, edhe pse me ligjin për vetëqeverisje lokale komunat kanë kompetencë edhe për këtë sferë.

Sipas nenit 17 të Ligjit për Vetëqeverisje lokale komunat kanë kompetenca të plota dhe eksluzive në fushat, si zhvillimin lokal ekonomik; planifikimin urban dhe rural; shfrytëzimin e tokës dhe zhvillimin; mbrojtjen e mjedisit lokal; turizmin, arsimin e shumë çështje tjera. Por, në vend të kësaj, thuajse gjysma e investimeve kapitale gjatë këtyre mandateve qeverisëse kanë shkuar në asfaltim rrugësh dhe ndërtim të autostradave. Pushteti lokal ende radhit asfaltin si ndër projektet kryesore të qeverisjes e politikanët lokal kështu fituan vota që i sollën në pushtet. Kësisoj, e mbajnë karrigen e shefit të komunës për vite, nga prizmi i asfaltit e kanalizimit. Është e njëjta mendësi që i ka përcjellë deri më sot duke çuar buxhetin në rrugë.

Zotërinjtë e plakur me pushtet, s’kanë vizion tjetër, pasi janë të dhënë pas interesave personale, partiake e klienteliste nga ku përfitojnë përditë e s’ua prish kush politikën.

Disa janë bërë të pasur shpejt sa hap e mbyll sytë. Por, këtu banorët janë ata që ankohen për cilësi të dobët e bëhen lajm në media kur dalin e kërkojnë llogari e përgjegjësi nga ata që janë fajtor e që keqpërdorin pozitat në institucione. Janë qytetarët taksapagues, ata që i kanë vuajtur pasojat e investimeve pa standarde, pa mbikëqyrje, pa cilësi.

E kur flitet për kualitetin e dobët të punimeve në infrastrukturën rrugore, institucionet heshtin e fajin ua lënë kompanive të ndryshme që vetë i kanë kontraktuar.

Pse gjithë ky zell për asfalt dhe atë pa cilësi? A ende nuk u asfaltuan rrugët e Kosovës, thuajse kurrkund asfalt të mos jetë shtruar vitet e mëhershme, apo mbase ka filluar “epoka e riasfaltimeve” pasi hera e parë nuk zgjati, ishte shtresë asfalti si petë piteje.

Ata erdhën në krye të komunave, me premtime politike e me vota të banorëve që ju besuan ndryshimin që kurrë s’e sollën. Qeverisjet e asfaltit e kanë pasur më së lehti që të vjedhin paratë e buxhetit të vendit përmes tenderëve qindra-milionësh të rrugëve. U pasuruan për vete në kurriz të popullit. Ndërgjegja do t’i vret një ditë nëse drejtësia që e kanë kapur vonohet t’i gjykojë e ndëshkojë. Logjika e asfaltit e kanalizimit ka pamundësuar komunat të zhvillimin e projekteve që qytetarët të kenë një jetë më të mirë si ai në qytet, si ata atje në fshatin malor, ku thuajse janë harruar nga shteti. Qytetarët pritje pa fund!

Projektet infrastrukturore nuk po themë që nuk kanë rëndësi, siç dihet infrastruktura e përshtatshme rrugore për transport është edhe një kusht për integrimin e vendit në BE. Por, qeveritë komunale duhet parë përtej programeve që ofrojnë.

Eshtë koha e fundit, kur komunat të ndryshojnë politikat e investimeve, dhe një pjesë e mirë e buxhetit të dedikohet në investime tek sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, bujqësi, po ashtu në ngritjen e cilësisë në arsim, në shëndetësi, tek kjo e fundit tani më shumë se kurrë, meqë pandemia e coronavirusit duket se do të jetë në mesin tonë tani e tutje.

Etiketa:Irfan Maliqi komunave kryetare Opinion
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në Kopernicë-Kolloleq

25 Qershor, 2022
2LTV

Komisioni i Shëndetësisë nga LDK, Dega Gjilan, mban konferencë për medie

25 Qershor, 2022
Policia

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra

25 Qershor, 2022
Opinion

Dorëzimi i Albin Kurtit!

25 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Dorëzimi i Albin Kurtit!

25 Qershor, 2022

Testi i arritshmërisë duhet të hiqet fare nga sistemi dhe kriter të jenë vetëm notat në certifikatën e notave

22 Qershor, 2022

Vështrim për librin Matematika 6

21 Qershor, 2022

Pa nivelizim të pagave nuk ka paqe sociale!

21 Qershor, 2022

Nexhmedin Arifi, veprimtar i madh i çështjes kombëtare dhe i përkushtimit për ndërtimin e institucioneve të shtetit ligjor të Kosovës

19 Qershor, 2022

Interpretimi i ngjarjeve dhe deklaratave po dekurajon qytetarët që të kenë mendime pozitive për vendin

13 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com