DYLON

Kryetar Sokol Haliti priti në takim profesorin e edukatës fizike, Skënder Halili me rastin e pensionimit të tij

Kryetar Sokol Haliti priti në takim profesorin e edukatës fizike, Skënder Halili me rastin e pensionimit të tij
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti dhe të tjerë kanë pritur sot në një takim profesorin e edukatës fizike, Skënder Halili, me rastin e pensionimit të tij pas një karriere të gjatë e të përkushtuar prej rreth 44 vitesh në arsim e sport.

Gjatë këtij takimi, Kryetari Haliti i ndau profesorit Halili një mirënjohje në shenjë vlerësimi për kontributin e tij siç tha ai të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit dhe sportit.

EkoHigjiena

Ai tha se profesori Halili, ka qenë një mësimdhënës i përkushtuar, pedagog shembullor dhe sportist kulminant, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme.

Profesor Skënder Halili, së fundmi, ishte i angazhuar si profesor i edukatës fizike në Shkollën e Mesme “Jonuz Zejnullahu” në Viti.

Kreu i Komunës i uroi profesorit në fjalë pensionim të rehatshëm dhe falënderoi atë për kontributin e tij shumëvjeçar.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.