• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Kryetar, rrofsh sa malet!

Redaksia 2LONLINE 16 Nëntor, 2019 3 min
 Kryetar, rrofsh sa malet!

Ky urim i bukur e domethënës i popullit tonë: rrofsh sa malet, më erdhi në mendje teksa një ditë po shkoja në këmbë nga shtëpia ime në lagjen “Dheu i Bardhë” drejt qendrës së qytetit (Gjilan), nëse mund të quhet qendër.

Shkruan: Durim Kadriu

Gjatë rrugës hasa në asfalt të prerë ku ishin zhvilluar disa punime javë më parë dhe gjendja ishte si mos keq. Ishte prerë asfalti dhe nuk ishte kthyer në gjendjen e mëparshme.

Vetëm se e kishin mbuluar me zhavorr, i “fjetur” teposhtë dhe ishte krijuar një pengesë ballore bukur e thellë, e që shkaktonte pengesa për kalimin si të veturave, ashtu edhe të këmbësorëve.

Prerja e asfaltit vazhdonte teposhtë deri te udhëkryqi ku vazhdonte djathtas përgjatë rrugës ku më parë ishte ambulanca “Diagnoza”. Aty mu në udhëkryq ishin krijuar disa gropa të thella që të kujtonin gropat e minave të vendosura gjatë luftës nga serbët.

Pyesja veten, përse i nisin punët dhe i lënë ashtu përgjysmë, duke I shëmtuar rrugët dhe duke na torturuar neve qytetarëve?!

Nëse ka mungesë të fondeve, pse nuk presin derisa t’i sigurojnë ato e më pastaj të kryhen punët të plota dhe sa më shpejt që të jetë e mundur?!

Pyetja tjetër që më lindi ishte: Sa muaj do t’i duhen Komunës së Gjilanit që të rregulloj një rrugë me disa qindra metra? Mendja ma thoshte: shumë kohë, jashtëzakonisht shumë!

Mu kujtua aksi rrugor nga “ Rruga e Ferizajt” deri në Livoç, ndërtimi i së cilës zgjati diku rreth tri vjet. Paramendojeni, tri vjet është dashur ta durojmë atë torturë plot me gropa e me pluhur deri në qiell. Ju lumtë, menaxhim se jo mahi.

Kur më ra ndër mend që (mos)punime të tilla kanë nisur edhe prej Parkut të Qytetit përpjetë kah “Bujana”… o Zot edhe një torturë tjetër 2-3 vjeçare, plot pluhur, plot zhurmë, plot makineri në rrugë.

Çfarë tmerri. Të mos flasim për “Rrugën e OSBE-së” së cilës muaj më pare i është gërryer asfalti dhe është lënë ashtu , ku kancerin e ke të sigurt nga gjithë ajo sasi enorme e pluhurit.

Për hir të së vërtetës, kjo rrugë e ka edhe një të mirë: me gjithë ato gropa që i ka, mjafton ti biesh nja 3-4 herë me veturë dhe nëse ke gurë veshkë, patjetër se do t’i nxjerrësh jashtë. Shtroj pyetjen:

Kryetar, sa kohë do të ju nevojiten për t’i përmbushur premtimet e juaja të shumta elektorale?!
Sa kohë do të ju duhet për t’i bërë gjithë ato “punë të hairit”?!

Duke e parë ritmin e punëve tuaja, mendja ma thotë se do të ju duhen disa jetë njerëzore, se me këtë jetën e vdekatarëve të zakonshëm, assesi nuk do ti arrini. Atëherë nuk na mbetet tjetër, pos t’i drejtohemi të madhërishmit Zot me lutjen: o Zot, të lutemi, jepi kryetarit edhe nja 200 vjet jetë që t’i përmbushë premtimet e tij.

Apo, mund ta themi edhe urimin shumë të përdorur tek ne: krytetar, rrofsh sa malet.

Etiketa:aktuale Durim Kadriu kryetar Opinion
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësues të KEDS-it, u bisedua për

19 Gusht, 2022
Sport

Nuhiu: Jemi përgatitur për ta fituar ndeshjen

19 Gusht, 2022
Nacionale

Ceremoni lamtumirese me rastin e përfundimit të detyrës së  atasheut të Mbrojtjes

19 Gusht, 2022
Nacionale

Të përkrahen bizneset dhe punonjësit për humbjet nga KEDS 

19 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

“Don Bosko”, vjen me risi, fillon edhe me klasat e para, dyta e treta

19 Gusht, 2022

Policia në 24 orë: Shqiptohen 2 mijë e 26 gjoba trafiku

19 Gusht, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

19 Gusht, 2022

Për Bresalcin dhe fshatrat përreth do të planifikohen investime në buxhetin e vitit 2023

18 Gusht, 2022

SC Gjilani ka përmbyllur bashkëpunimin me futbollistin Blerim Krasniqi, ai do të angazhohet te CS Mioveni rumun

18 Gusht, 2022

Në takim u diskutua rreth sigurisë në komunitet

18 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com