DYLON

Kryetar i Kamenicës pret në takim përfaqësuesit e projektit FLOWS për digën e Kamenicës

Kryetar i Kamenicës pret në takim përfaqësuesit e projektit FLOWS për digën e Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Nënkryetaren e komunës Arta Bajralija dhe Drejtorin për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjencë, Zotrim Kastrati, kanë pritur në takim përfaqësuees të projektit FLOWS, përfaqësues nga Banka Botërore, kompania e cila është kontraktuar për realizimin e projektit si dhe konsulentët e përfshirë në projektin për digën e Kamenicës.

Projekti parasheh dizajnimin e një dige të tipit RCC (beton i ngjeshur me rulim), me lartësi rreth 58 m dhe gjatësi 184.5 m. Kapaciteti i rezervuarit do të jetë rreth 5.9 milion m³, ndërsa sipërfaqja e pellgut ujëmbledhës rreth 0.4 km².

EkoHigjiena

Infrastruktura përfshin edhe ndërtimin e rrugëve të reja lidhëse, qasjen në digë, si dhe impiantin e trajtimit të ujit, kanalin e ujitjes dhe një mini hidrocentral.

Projekti zbatohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me financim nga Banka Botërore, Komisioni Evropian dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC.

Ekspertët kanë prezantuar hapat e parë para Kryetarit duke thënë se mbledhja e të dhënave dhe mbajtja e takimeve formale për prezantimin e projektit për banorët janë hapat e parë drejt projektit më me rëndësi për Komunën e Kamenicës në rritjen e sigurisë së furnizimit me ujë të pijshëm, ujitjen dhe menaxhimin e përmbytjeve.

Kryetari Rahimaj ka ofruar të gjitha resurset humane dhe ndihmën institucionale për realizimin e këtij projekti që është shumë me rëndësi për komunën e Kamenicës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.