DYLON

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Kamenicës, paneliste në EmPOWER

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Kamenicës, paneliste në EmPOWER
Avatar photo Redaksia

Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Kamenicë Arbnore Beqiraj-Fera ka qenë pjesë e panelit të OSBE-së në programin EmPOWER për gratë politikane në nivel lokal.

Ky është kampi i parë dy-ditor për ngritjen e kapaciteteve.

EkoHigjiena

Në këtë panel është diskutuar për qeverisjen komunale gjithëpërfshirëse dhe reaguese në praktikë, duke ndarë përvoja nga udhëheqja komunale.

Gjatë diskutimit, Kryesuesja Beqiraj-Fera prezantoi përvojat dhe praktikat e Komunës së Kamenicës në fuqizimin e pjesëmarrjes së qytetarëve, transparencën institucionale dhe krijimin e politikave që adresojnë nevojat e të gjitha grupeve të shoqërisë.

Programi EmPOWER synon të mbështesë gratë në politikë dhe vendimmarrje, duke krijuar hapësira për shkëmbimin e përvojave, zhvillimin e kapaciteteve dhe promovimin e lidershipit të grave në nivel lokal dhe qendror.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.