DYLON

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emini pret në takim vëzhguesit e zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emini pret në takim vëzhguesit e zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian
Avatar photo Redaksia

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emni ka pritur sot në një takim pune vëzhguesit e zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Mrs. Turid Smith Polfus dhe Mr. Frederic Girard, të cilët i ka njoftuar punën e vendimmarrjes komunale, me përfaqësimin politik, etnik e gjinor, po edhe me sukseset dhe sfidat si dhe të arriturat e përgjithshme në funksion të përmirësimit të jetës dhe mirëqenies së qytetarëve,    

‘Përfaqësuesit e BE-së i njoftova me aktivitetet e Kuvendit Komunal të Gjilanit, me të arriturat dhe sfidat që ka pas organi vendimmarrës, me rolin e anëtarëve të Kuvendit dhe përfaqësimin  gjinor, etnik e politik, sikurse edhe me të arriturat e përgjithshme në funksion të përmirësimit të jetës dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve që jetojnë në këtë mjedis’, ka thënë Kurteshi-Emini. 

EkoHigjiena

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian janë këtu për të parë nga afër përgatitjet për zgjedhjet e 17 tetorit si dhe kapacitet e Komunave për të ofruar kushte për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm për demokracinë dhe qeverisjen. 

Kosova dhe komunat e saj kanë dhënë shembullin e mirë në organizimin e zgjedhjeve lokale e qendrore që nga viti 2000 e këndej si dhe njohjen dhe pranimin e rezultateve nga të gjitha subjektet politike. 

Këto janë zgjedhjet e teta me radhë për pushtet lokal dhe mbahen më 17 tetor 2021. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.