DYLON

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, priti në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it turk

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, priti në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it turk
Avatar photo Redaksia

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emini ka pritur sot në një takim njoftues komandantin e KFOR-it, Halil Arda Balik, i cili ka marrë këtë detyrë në kuadër të rotacionit të trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, Kurteshi-Emini i ka informuar komandantin e trupës turke të KFOR-it, në Kosovë, kapitenin Halil Arda Balik dhe zëvendësin e tij, Mustafa Çankaya me mënyrën e funksionimit të Kuvendit Komunal, punën e tij dhe procedurat e vendimmarrjes, për çështje të arsimit dhe fushave të tjera, në përgjithësi. 

Njëherësh, ajo ka falënderuar për angazhimin e tij në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes në Kosovë dhe Gjilan. 

EkoHigjiena

“Duke e shfrytëzuar këtë rast, në cilësinë e kryesueses së Kuvendit Komunal në Gjilan e falënderoj KFOR-in turk për gjithë angazhimin e tij që ka treguar në këto vite, në ndërtimin e paqes në Kosovë, përfshirë edhe Gjilanin”, ka thënë Kurteshi-Emini.

Ndërkaq, oficerët e trupës paqeruajtëse turke në Kosovë kanë premtuar mbështetje të vazhdueshme për komunën e Gjilanit dhe Kosovën, në përgjithësi, përmes projekteve të ndryshme. 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.