DYLON

Kryesuesja e KK-së përgëzon qendrën “Pema” për punën e jashtëzakonshme me fëmijët me nevoja të veçanta

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Qendra e Kujdesit Ditor “Pema” në Gjilan, e cila trajton të gjitha kategoritë e fëmijëve me nevoja të veçanta, ka shënuar sot dy vjetorin e themelimit, në të cilin aktivitet ka marrë pjesë edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku Rexhepi.

Në mesin e përfaqësuesve të kësaj qendre, fëmijëve dhe prindërve, kryesuesja Bunjaku Rexhepi i ka përgëzuar për punën e madhe që kanë bërë brenda dy vitesh, duke siguruar mbështetjen institucionale për qendrën “Pema”.

EkoHigjiena

“Ju uroj dy vjetorin e themelimit të qendrës suaj dhe ju përgëzoj për punën e jashtëzakonshme që keni bërë për t’i dalë në ndihmë fëmijëve të Gjilanit. Dua t’ua konfirmoj mbështetjen e Komunës së Gjilanit në mënyrë që qendra “Pema” të funksionoj sikurse edhe qendrat tjera të cilat i subvencionon Komuna. Ju kam vizituar disa herë dhe jam e njoftuar për nevojat tuaja”, tha zonja Bunjaku Rexhepi.

Nga ana e saj, koordinatorja e Qendrës së Kujdesit Ditor “Pema”, Festa Demiri, ka falënderuar kryesuesen e Kuvendit për mbështetjen dhe zotimin që t’i dalë në ndihmë Komuna e Gjilanit në aspektin financiar.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri që në fillim të vitit 2015 ka nënshkruar marrëveshje financimi me “Handikos”-in, Shoqatën e të Verëbërve dhe atë të Shurdhmemecëve, derisa ka paralajmëruar për ndihmën e Komunës së Gjilanit edhe për shoqatat tjera, të cilat janë jetike në shërbim të qytetarëve të Gjilanit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.