(2L ONLINE) – Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit Valentina Bunjaku –Rexhepi ka mbledhur dje në takim shefat e grupeve të këshilltarëve në Kuvend: Avdyl Aliu (LDK), Sahit Abazi (PDK), Nevzad Isufi (VV) dhe Selami Xhemajli (AAK).
Në takim, të gjithë shefat e grupeve janë dakorduar që debati i cili do të mbahet më 5 shtator 2014 të jetë sa më i frytshëm, si dhe janë dakorduar, po ashtu, që debatet e ardhshme të caktohen në vazhdimësi.
Kryesuesja Valentina Bunjaku –Rexhepi ka thënë me këtë rast se takime të tilla me shefat e grupeve të këshilltarëve në të mirë të proceseve në Gjilan do të ketë në mënyrë të vazhdueshme edhe në të ardhmen.
Debatin Publik për Buxhetin e Komunës së Gjilanit për vitin fiskal 2015 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2016-2017, të cilin e organizon Komiteti për Politikë dhe Financa i KK-Gjilan, mbahet në sallën e mbledhjeve të KK-së, më datë 05.09.2014 në ora 11:00. /2L ONLINE/