DYLON

Kryesuesi Zogaj priti në takim Kryetarin e Gjykatës Komerciale dhe Kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjilan

Kryesuesi Zogaj priti në takim Kryetarin e Gjykatës Komerciale dhe Kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka pritur në takim Kryetarin e porsazgjedhur të Gjykatës Komerciale, Mahir Tutuli dhe Kryetarin e porsazgjedhur të Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu.

Kryesuesi Zogaj uroi të dy kryetarët për detyrën e re, duke i’u uruar punë të mbarë dhe suksese në drejtimin e Gjykatës Komerciale dhe Gjykatës Themelore në Gjilan.

EkoHigjiena

Mes tjerash, në këtë takim, u diskutua rreth çështjeve që lidhen me organizimin e punëve në këto gjykata, me ç’rast Kryesuesi Zogaj kërkoi nga Kryetari Tutuli dhe Kryetari Salihu bashkëpunim me KGJK-në dhe angazhim me qëllim të rritjes së efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës në Gjykatën Komerciale dhe Gjykatën Themelore në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.