Kryesuesi Thaqi priti në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, priti sot në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Kryesuesi Thaqi shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Ambasadës së SHBA-së, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes dhe partneritetit në avancimin e sundimit të ligjit, garantimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe forcimin e mëtejshëm të sistemit të gjyqësor në Kosovë.
Gjatë takimit, Thaqi shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar komunikimin dhe koordinimin e rregullt, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit institucional dhe përparimit të mëtejshëm të reformave në sistemin gjyqësor të Kosovës. /2LONLINE/
