DYLON

Kryesuesi Thaqi priti në takim Shefen e Sektorit për Sundimin e Ligjit në Ambasadën Britanike në Prishtinë

Kryesuesi Thaqi priti në takim Shefen e Sektorit për Sundimin e Ligjit në Ambasadën Britanike në Prishtinë
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim Shefen e Sektorit për Sundimin e Ligjit në Ambasadën Britanike në Prishtinë, Margaret Belof.

Gjatë takimit u diskutua për prioritetet dhe sfidat në sistemin gjyqësor, me fokus në forcimin e efikasitetit, rritjen e transparencës dhe avancimin e reformave në drejtësi.

EkoHigjiena

Kryesuesi i KGJK-së, Rrustem Thaqi, e falënderoi Shefen e Sektorit për Sundimin e Ligjit në Ambasadën Britanike, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj sistemit gjyqësor në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe kontributin në forcimin e kapaciteteve institucionale.

Nga ana tjetër, Shefja e Sektorit për Sundimin e Ligjit në Ambasadën Britanike në Prishtinë, Margaret Belof, uroi Kryesuesin Thaqi për marrjen e detyrës së re në krye të KGJK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.