DYLON

Kryesuesi Nehat Idrizi viziton Gjykatën Themelore në Gjilan

Kryesuesi Nehat Idrizi viziton Gjykatën Themelore në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka pritur në një takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Nehat Idrizi.

Në këtë takim është biseduar për raportin gjashtëmujor të Gjykatës Themelore të Gjilanit, së bashku me degët, me këtë rast Kryesuesi Idrizi ka mirëpritur të arriturat që kanë dal nga ky raport.

Ai gjithashtu ka vlerësuar efikasitetin e Gjykatës që ka treguar në zvogëlimin e lëndëve të vjetra, si dhe zvogëlimin e lëndëve të natyrës së korrupsionit.

EkoHigjiena

Kjo vizitë e Kryesuesit në Gjykatën Themelore të Gjilanit, është në vazhdën e vizitave që është duke i zhvilluar nëpër Gjykatat e vendit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.