DYLON

Kryesuesi Maloku priti në një takim lamtumirës drejtuesin e projektit EUKOJUST, Volkmar Theobald

Kryesuesi Maloku priti në një takim lamtumirës drejtuesin e projektit EUKOJUST, Volkmar Theobald
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku, së bashku me Zëvendëskryesuesin e KPK-së, z.Veton Shabani, priti në një takim lamtumirës drejtuesin e projektit EUKOJUST, Volkmar Theobald, i cili së shpejti do të përfundojë mandatin e tij në kuadër të këtij projekti.

Me këtë rast, Kryesuesi i KPK-së, z.Maloku, falënderoi drejtuesin e Projektit EUKOJUST, z.Theobald, për vizitën e tij, duke thënë se ky projekt ka pasur ndikim të madh në shumë fusha në kuadër të zbatimit të objektivave strategjikë të sistemit prokurorial.

EkoHigjiena

Na ana tjetër, drejtuesi i këtij projekti, z.Theobald, falënderoi Kryesuesin Maloku për pritjen, duke theksuar se do të ketë vazhdimësi të këtij projekti dhe mbështetje të mëtejshme të sistemit prokurorial për forcimin e zbatimit të ligjit në Kosovë.

KPK-ja dhe Projekti EUKOJUST që zbatohet në kuadër të Programit të BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë, bashkëpunojnë për zbatimin e objektivave specifike që ndërlidhen fuqizimin e llogaridhënies, transparencës, profesionalizmit, cilësisë, efektivitetit, pavarësisë dhe paanësisë së sistemit prokurial të Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.