DYLON

Kryesuesi Maloku diskuton më përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane për jetësimin e aktiviteteve të planifikuara vjetore

Kryesuesi Maloku diskuton më përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane për jetësimin e aktiviteteve të planifikuara vjetore
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkërendimit të aktiviteteve të përbashkëta në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Kryesuesi i KPK-së, z.Jetish Maloku, priti sot në takim Këshilltarin Rezident Ligjor në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Erin Cox dhe Zyrtaren e Lartë Ligjore në OPDAT, Benina Kusari.

Më këta rast, Kryesuesi Maloku, ka diskutuar me përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane për jetësimin e aktiviteteve të planifikuara vjetore për këtë vit, që ndërlidhen me forcimin e zbatimit të ligjit në Kosovë.

EkoHigjiena

Kryesuesi i KPK-së, z.Jetish Maloku, ka shprehur falënderimin e tij për angazhimin e pakursyer të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë në aspektin e ofrimit të ndihmës për fuqizimin e sistemit prokurorial.

Përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane, z.Cox, vlerësoi bashkëpunimin e deritashëm me Këshillin Prokurorial të Kosovës, me ç’rast theksoi përkushtimin për bashkëpunimin e mëtejshëm të Ambasadës Amerikane me KPK-në. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.