DYLON

Kryesuesi Maloku dhe Dekani Puka nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi ndërmjet KPK-së dhe Fakultetit Juridik të UP-së

Kryesuesi Maloku dhe Dekani Puka nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi ndërmjet KPK-së dhe Fakultetit Juridik të UP-së
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi Maloku dhe Dekani Puka nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi ndërmjet KPK-së dhe Fakultetit Juridik të UP-së

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku dhe Dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, Avni Puka, kanë nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit.

EkoHigjiena

Qëllimi i memorandumit është krijimi i bashkëpunimit ndërinstitucional për fuqizimin dhe avancimin e mësimit klinik në UP, me qëllim të përgatitjes së juristëve të rinj për tregun e punës, si dhe ofrimin e ekspertizës profesionale nga personeli akademik në hartimin e legjislacionit sekondar dhe hartimin e dokumenteve të tjera të rëndësishme për KPK-në.

Konkretisht, përveç bashkëpunimit dhe angazhimeve të tjera me këtë institucion të lartë arsimor, KPK-ja do t’i ofrojë mbështetje Qendrës për Studime Klinike në Fakultetin Juridik, sidomos në ofrimin e lëndëve klinike në fushën penale.

Gjithashtu, memorandumi parasheh që Fakulteti Juridik i UP-së të angazhohet për ofrimin e ndihmës juridike përmes personelit akademik në hartimin e legjislacionit sekondar të nevojshëm për KPK-në dhe akte të tjera sipas nevojës, si dhe do të bashkëpunojë në projekte të përbashkëta në fushën e sundimit të ligjit. 

Palët nënshkruese, theksuan gjatë ceremonisë së nënshkrimit se, ky dokument është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të dyja institucionet, sepse përfundimisht krijon mundësinë e bashkëpunimit të avancuar dhe do të shërbejë për ngritjen e cilësisë së punës profesionale në të ardhmen.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.