DYLON

Kryesuesi Kadriu fton seancë të jashtëzakonshme në lidhje me kërkesën e UKZ-së

Kryesuesi Kadriu fton seancë të jashtëzakonshme në lidhje me kërkesën e UKZ-së
Avatar photo Redaksia

“Në përgjigje të kërkesës së 13 këshilltarëve komunalë, kam ftuar seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal për 11.03.2025 ku do të trajtohet kërkesa e Universitetit Publik “Kadri Zeka” për dhënien në shfrytëzim të hapësirave publike me qëllim të rritjes së kapaciteteve të tij”, ka bërë me dije, Kushtrim Kadriu, kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Ai tha se Gjilani është qendër rajonale universitare dhe ka një rol kyç në avancimin e dijes, jo vetëm për qytetarët tanë, por edhe për të gjithë rajonin e Anamoravës.

EkoHigjiena

“Me përkushtimin e përbashkët, do të vazhdojmë ta mbështesim arsimin e lartë dhe të krijojmë kushte më të mira për studentët dhe profesorët tanë. Arsimi është çelësi i zhvillimit – le të investojmë në të ardhmen”, ka thënë kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.