DYLON

Kryesuesi i ri do me e nis furishëm, thërret dy seanca brenda një dite

Kryesuesi i ri do me e nis furishëm, thërret dy seanca brenda një dite
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i ri i Kuvendit komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu, duket se do me e marr me seriozitet angazhimin e tij nga ulësja e të parit të Kuvendit, duke ftuar dy seanca brenda një dite, njëra e jashtëzakonshme dhe tjetra vazhdimësi e seancës së V-të, e cila ishte ndërprerë.

Kadriu ka bërë me dije për 2LONLINE se tani më janë ftuar anëtarët e Kuvendit për këto  dy seanca që do të mbahen të premten me 4 gusht.

EkoHigjiena

“Bazuar në kërkesën e pranuar me datën 11 korrik 2023 të nënshkruar nga 12 anëtarët e KK Gjilan, nga të cilët është kërkuar mbledhje e Jashtëzakonshme, ajo do të mbahet me datën 04 gusht 2023 me një pikë të vetme të rendit të ditës: Shkarkimi i anëtarëve të Komisionit të Aksionarëve të tre (3) Ndërmarrjeve Publike Lokale dhe zgjedhja e anëtarëve të rinj”, ka bërë me dije kryesuesi Kadriu.

Kjo mbledhje do të mbahet në sallën e mbledhjeve të KK-së së Gjilanit me fillim në ora 09:00.

Gjithashtu, kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, ka bërë me dije se po në të njëjtën ditë do të vazhdohet seanca V-të e ndërprerë më 25 maj 2023, me rendin e punës aty ku ka mbetur.

Ehde kjo mbledhje mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, me fillim në ora 10:00.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.