DYLON

Kryesuesi i KPK-së priti në takim ambasadorin britanik

Kryesuesi i KPK-së priti në takim ambasadorin britanik
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Takimi i sotëm, Maloku-Abbott, është zhvilluar në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë, me ç’rast Kryesuesi Maloku falënderoi në mënyrë të veçantë Ambasadorin Abbott, duke shprehur vullnetin dhe përkushtimin e madh për të zhvilluar partneritetin e përbashkët në fushat përkatëse, në mënyrë që të ketë avancim dhe fuqizim të rendit dhe sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

EkoHigjiena

Nga ana tjetër, Ambasadori i e Mbretërisë së Bashkuar, Abbott, duke falënderuar Kryesuesin Maloku për pritjen, theksoi se misioni diplomatik i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë mirëpret dhe angazhohet vazhdimisht për fuqizimin e sektorit të drejtësisë, e në këtë kontekst edhe fuqizimin e institucioneve prokuroriale.

Bashkëbiseduesit u pajtuan gjatë takimit që iniciativat e përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit dypalësh për forcimin e rendit dhe zbatimin e ligjit të jetësohen duke u fokusuar pikërisht në proceset e reformave dhe rishikimit funksional të sistemit të drejtësisë, proces ky, që vazhdon të ketë mbështetjen nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.