DYLON

Kryesuesi i KPK-së, pret në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

Kryesuesi i KPK-së, pret në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në fillim të takimit, Kryesuesi Maloku falënderoi Ambasadorin Abbott për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë të rëndësishme që Mbretëria e Bashkuar po jep për sistemin prokurorial në shumë fusha, që lidhen me avancimin e këtij sistemi.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi, Kryesuesi Maloku e ka njoftuar Ambasadorin Abbott me punën dhe veprimtarinë e KPK-së, aktivitetet që janë duke u zhvilluar dhe ato që parashihet të realizohen gjatë vitit 2022, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, llogaridhënies, transparencës dhe pavarësisë së sistemit prokurorial.

Në anën tjetër, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se është mirënjohës për diskutimin e hapur dhe të sinqertë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.