DYLON

Kryesuesi i KGJK-së priti në takim kryetarin e Gjykatës Themelore të Gjilanit

Kryesuesi i KGJK-së priti në takim kryetarin e Gjykatës Themelore të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, priti sot në takim kryetarin e Gjykatës Themelore të Gjilanit, Venhar Salihu.

Me këtë rast, kryetari Salihu e uroi kryesuesin Thaqi për marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit dhe përmbushjen e përgjegjësive në krye të KGJK-së.

EkoHigjiena

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në sistemin gjyqësor dhe sfidat me të cilat përballen gjykatat, duke u theksuar rëndësia e koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet KGJK-së dhe gjykatave, si dhe nevoja për adresimin e sfidave të përbashkëta me synim rritjen e efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës në sistemin gjyqësor.

Po ashtu, bashkëbiseduesit ritheksuan përkushtimin për të vijuar angazhimin e përbashkët në avancimin e reformave, rritjen e cilësisë së shërbimeve gjyqësore dhe forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.