DYLON

Kryesuesi i KGJK-së priti në takim Drejtorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit

Kryesuesi i KGJK-së priti në takim Drejtorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim Drejtorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj.

Me këtë rast, drejtori Buleshkaj e uroi Kryesuesin Thaqi për marrjen e detyrës në krye të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit dhe realizimin e objektivave për avancimin e sistemit gjyqësor.

EkoHigjiena

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të integritetit institucional, sundimit të ligjit dhe përpjekjeve për parandalimin e korrupsionit.

Po ashtu, të dyja palët shprehën gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.