DYLON

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës viziton Degën e Gjykatës Themelore në Viti

Avatar photo Redaksia

/2LONLINE/ – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi gjatë ditës së sotme ka vizituar Degën e Gjykatës Themelore në Viti, për të parë nga afër punët në këtë degë. Me këtë rast ai ka qenë i shoqëruar edhe nga kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Z. Zyhdi Haziri.

I pari i KGJK-së është njoftuar me kushtet e punës në këtë gjykatë, procedimin e lëndëve si në lëminë penale ashtu edhe në lëminë civile, pastaj edhe me ecurinë në ekzekutimit të lëndëve.

EkoHigjiena

Kryesuesi Idrizi ka mbetur i kënaqur me dinamikën e punës në këtë Degë, ndërsa nga Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Zyhdi Haziri dhe mbikëqyrësi i Degës Skender Shefkiu, është premtuar që efikasiteti në këtë degë do të rritet edhe më tutje, me të vetmin qëllim që të rritet besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.