DYLON

Kryesia e Kuvendit: Të enjten mbahet seanca plenare e radhës

Kryesia e Kuvendit: Të enjten mbahet seanca plenare e radhës
Avatar photo Redaksia

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e përbashkët me kryetarë të grupeve parlamentare, të drejtuar nga Glauk Konjufca, kryetar, vendosi që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet të enjten, më 17 nëntor 2022, në orën 10:00. 

Kështu, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do shqyrtojë në lexim të parë Projektligjin nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. 

EkoHigjiena

Të premten, ndërkaq, në orën 13:00, Kuvendi do të vazhdojë punimet me pikat e mbetura nga seanca e papërfunduar më 7 dhe 24 tetor 2022. 

Në mbledhjen e sotme, Kryesia, konform kompetencave të saj, shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kuvendit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.