DYLON

Kryesia e Kuvendit: Të enjten Kuvendi mban seancë plenare

Kryesia e Kuvendit: Të enjten Kuvendi mban seancë plenare
Avatar photo Redaksia

Nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca, Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës.

Kryesia vendosi që të enjten, më 6 prill 2023, në orën 10:00, Kuvendi të mblidhet në seancë të re plenare.

EkoHigjiena

Në këtë seancë, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi pritet të shqyrtojë Propozim-Rezolutën për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës dhe më pas tri projektligje në lexim të dytë: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë, Projektligji për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut, si dhe Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Për herë të parë ndërkaq do të shqyrtohet Projektligji për Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, si dhe ai për çmimin e produkteve medicinale.

Pikë e fundit e rendit të ditës të kësaj seance do të jetë shqyrtimi i rekomandimit lidhur me auditimin e procesit të shitjeve me negocim direkt në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Kryesia në mbledhjen e sotme, konform përgjegjësive të saj kushtetuese shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kuvendit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.