DYLON

Kryeshefi Ekzekutiv i NPL “Tregu”, Avdyl Jerliu priti në takim Drejtorin e Zhvillimit Ekonomik, Enver Shabani

Kryeshefi Ekzekutiv i NPL “Tregu”, Avdyl Jerliu priti në takim Drejtorin e Zhvillimit Ekonomik, Enver Shabani
Avatar photo Redaksia

Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu”, Avdyl Jerliu priti në takim Drejtorin e Zhvillimit Ekonomik, Enver Shabani.

Jerliu tha se takimi ishte i frytshëm, miqësor dhe përmbajtjesor, ku te dy drejtorët u zotuan për një bashkëpunim të ngushtë dhe të sinqertë për të mirën e përbashkët publike.

EkoHigjiena

Jerliu e njoftoi drejtorin e Zhvillimit Ekonomik, Enver Shabanin për gjendjen e N.P.L. “Tregu” Sh.A dhe për sfidat nëpër të cilat po kalon ndërmarrja, bashkërisht vizituan Tregun e gjelbër në Gjilan, Tregun e Gjelbër në fshatin Zhegër dhe Tregun e Kafshëve në fshatin Velekincë.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Enver Shabani u zotua se bashkë me të gjitha kapacitetet e drejtorisë që e përfaqëson dhe me përkrahjen e kryetarit të komunës së Gjilanit,  Alban Hyseni do të mundohen t’i japim zgjidhje sa më parë të gjitha shqetësimeve që janë duke i përcjellur edhe menaxhmentin e ndërmarrjes e në veçanti tregtarët dhe të gjithë ata që marrin shërbime nga kjo ndërmarrje.

Te dy drejtorët u zotuan për angazhim dhe bashkëpunim të ngushtë në funksionalizimin e këtyre tregjeve në një afat optimal.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.