DYLON

Kryeprokurori Lumezi, i bashkohet fushatës “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”

Kryeprokurori Lumezi, i bashkohet fushatës “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”
Avatar photo Redaksia

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i bashkohet shënimit të fushatës globale “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, iu ka bashkuar sot shënimit të fushatës globale “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”, e cila koordinohet nga Zyra e UN Woman-it në Kosovë dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijesimit shoqëror kundër dhunës ndaj grave.

EkoHigjiena

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në mesazhin e tij për ketë fushatë, ka theksuar se 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore janë thirrje dhe veprim për eliminimin e dhunës ndaj grave, duke siguruar qasje në drejtësi dhe mbrojtje institucionale për të gjitha gratë, që kanë pësuar nga aktet e ndryshme të dhunës.

Fushata “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore zhvillohet çdo vit në vende të ndryshme të botës dhe ka për qëllim eliminimin e dhunës në baza gjinore.

#16Days #OrangeTheWorld – /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.