DYLON

Kryeprokurori Kadriu vizitoi kampin Bondsteel

Kryeprokurori Kadriu vizitoi kampin Bondsteel
Avatar photo Redaksia

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, së bashku me prokurorin nga Departamenti për Krime të Rënda, Isuf Sadiku, gjatë ditës së sotme vizituan kampin Bondsteel.

Kryeprokurori Kadriu dhe prokurori Sadiku u pritën nga përfaqësuesit e Zyrës Ligjore të KFOR-it amerikan, kapiteni Ryan Adams, kapitenja znj. Laura Eckstein dhe përfaqësues të tjerë.

EkoHigjiena

Fillimisht kryeprokurori falënderoi të njëjtit për pritjen, pastaj u diskutuan çështje të ndryshme të punës dhe u vlerësua roli i tyre në ruajtjen e sigurisë, paqes dhe stabilitetit në vend.

Gjithashtu, u vlerësua edhe bashkëpunimi i deritanishëm dhe u dakorduan që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.