DYLON

Kryeprokurori Kadriu priti në takim udhëheqës nga Dogana dhe AVUK-u për regjionin e Gjilanit

Kryeprokurori Kadriu priti në takim udhëheqës nga Dogana dhe AVUK-u për regjionin e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, ka pritur sot në takim udhëheqës nga Dogana dhe AVUK-u për regjionin e Gjilanit.

Ky takim kishte për qëllim bashkëpunimin mes këtyre institucioneve, me qëllim të koordinimit sa më të mirë të trajtimit të rasteve që ndërlidhen me parandalimin dhe luftimin e kontrabandës me mallra.

EkoHigjiena

Gjithashtu, u diskutua mundësia e trajtimit të mallrave me origjinë bimore, për shkak të dëmit material, për të cilat ekziston rreziku i prishjes.

Në fund të takimit, të pranishmit u shprehën të gatshëm për bashkëpunim dhe u pajtuan që takime të tilla të realizojnë edhe më tutje. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.