DYLON

Kryeprokurori Kadriu priti në takim Policinë e Kosovës për regjionin e Gjilanit

Kryeprokurori Kadriu priti në takim Policinë e Kosovës për regjionin e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, sot ka pritur në takim pune Drejtorin e Policisë Rajonale të Gjilanit, Agron Rukiqi, komandantët e stacioneve policore, për regjionin e Gjilanit, si dhe udhëheqësit e hetimeve në regjion dhe stacione policore.

Në takim u diskutua për ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe Policisë, për problemet dhe vështirësitë me të cilat përballen gjatë ushtrimit të detyrave këto dy institucione.

EkoHigjiena

Gjithashtu, përpos tjerash u diskutua edhe situata e sigurisë, si dhe është shtruar nevoja që të koordinohen dhe të shtohen aktivitetet e përbashkëta me qëllim të luftimit të kriminalitetit në përgjithësi, derisa nga kryeprokurori është kërkuar që të trajtohen me prioritet rastet e dhunës në familje, grabitjet, vjedhjet e rënda dhe të gjitha format e tjera të kriminalitetit.

Në fund të takimit, të dy institucionet vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehën gatishmëri për bashkëpunim të mëtejmë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.