DYLON

Kryeprokurori Kadriu priti në takim përfaqësues të OSBE-së

Kryeprokurori Kadriu priti në takim përfaqësues të OSBE-së
Avatar photo Redaksia

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, z. Arben Kadriu, ka pritur në takim përfaqësues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me mision në Kosovë, z. Burim Blakaj, Zyrtar i lartë ligjor dhe znj. Milica Stojanovic, Zyrtare ligjore vendore.

Në këtë takim u diskutua përkrahja e misionit dhe u bisedua vazhdimi i bashkëpunimit në mes dy institucioneve.

EkoHigjiena

Fillimisht, përfaqësuesit nga OSBE, e uruan kryeprokurorin për pozitën e re dhe çmuan lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Gjilan, duke vlerësuar punën dhe të arriturat e kësaj prokurorie, si dhe përmendën aktivitetet të cilat OSBE-ja planifikon që ti implementojë gjatë këtij viti.

Në anën tjetër, kryeprokurori Kadriu vlerësoi lartë punën e OSBE-së në Gjilan dhe siguroi që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje, me qëllim të fuqizimit të efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.