DYLON

Kryeprokurori Kadriu priti në takim drejtuesit e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit

Kryeprokurori Kadriu priti në takim drejtuesit e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu ka pritur në takim pune Drejtoreshën e Policisë Rajonale të Gjilanit, Elmina Mahmuti dhe komandantët e Stacioneve Policore, për rajonin e Gjilanit.

Temë diskutimi e këtij takimi ishte bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve përmes planeve të përbashkëta të këtyre dy institucioneve, të cilët njëherësh edhe e vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm.

EkoHigjiena

Gjithashtu, u diskutua edhe rreth komunikimit prokurori/polici gjatë kujdestarive, ndërsa nga kryeprokurori u kërkua që të trajtohen me prioritet rastet e korrupsionit, krimeve ekonomike dhe dhunës në familje, duke mos përjashtuar edhe rastet e tjera kriminale.

Takimi rezultoi me gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe vazhdimin e takimeve të rregullta mujore. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.