DYLON

Kryeprokurori i Shtetit dhe Kryeshefi i IPK-së diskutojnë për intensifikimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Kryeprokurori i Shtetit dhe Kryeshefi i IPK-së diskutojnë për intensifikimin e bashkëpunimit ndërinstitucional
Avatar photo Redaksia

Kryeprokurori i Shtetit dhe Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës diskutojnë për intensifikimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, priti në takim Kryeshefin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Kryeshefi Hodaj e uroi Kryeprokurorin Gashi për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit të tij.

Në fokus të diskutimeve të përbashkëta ndërmjet Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeshefit të IPK-së ishte intensifikimi i bashkëpunimit të ndërsjellë, veçanërisht në trajtimin me prioritet të rasteve që adresohen në prokurori nga ana e Inspektoratit Policor i Kosovës (IPK), nevojën për ndërlidhjen e databazës për menaxhimin e rasteve të IPK-së me Sistemin për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL), si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.