DYLON

Kryeprokurori i Shtetit dhe drejtori i ATK-së diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Kryeprokurori i Shtetit dhe drejtori i ATK-së diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional
Avatar photo Redaksia

Kryeprokurori i Shtetit, z. Zejnulla Gashi, priti në takim drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), z. Mentor Hyseni.

Fillimisht, drejtori i ATK-së, z. Hyseni, ka uruar Kryeprokurorin z. Gashi për fillimin e mandatit si Kryeprokuror i Shtetit. Me këtë rast ata diskutuan për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht në trajtimin efikas të çështjeve të përbashkëta në luftimin e veprave penale të pastrimit të parave, evazionit fiskal, si dhe luftimin e të gjitha formave të tjera të kriminalitetit financiar, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

EkoHigjiena

Në këtë takim u theksua edhe nevoja e zbatimit më proaktiv të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe Administratës Tatimore të Kosovës, që ka të bëjë me shkëmbimin e informacioneve në kuadër të platformës për hetime penale mbi të dhënat inteligjente, gjë që do të kontribuojë në luftimin më efektiv të veprave penale që ndërlidhen me korrupsionin, pastrimin e parave dhe krimin e organizuar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.