DYLON

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka pritur në takim përfaqësues nga KFOR-i Amerikan

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka pritur në takim përfaqësues nga KFOR-i Amerikan
Avatar photo Redaksia

Në ambientet e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kryeprokurori Zejnullah Gashi ka pritur në takim përfaqësues të KFOR-it Amerikan, Majorin Hector L. Zayas, Kryesues i Zyrës Ligjore në Kampin Bondstill, Kapitenin Adam M. Curfman, Avokat Ushtarak, si dhe Specialistin Daniel J. Allen , asistent ligjor ushtarak.

Kryeprokurori Gashi, pasi që fillimisht i uroi mirëseardhjen shprehu mirënjohje për angazhimin dhe bashkëpunimin e deri tanishëm, njëkohësisht tregoi gatishmëri për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të këmbimit të praktikave institucionale. Po ashtu, Kryeprokurori i njoftoi përfaqësuesit e KFOR për strukturën dhe punën e prokurorisë.

EkoHigjiena

Në anën tjetër përfaqësuesit e KFOR-it Amerikan, treguan gatishmëri në thellimin e bashkëpunimit reciprok, si dhe ofruan mbështetjen e tyre për punën e prokurorisë në tërësi.

Për fund, Kryeprokurori Zejnullah Gashi, i falënderoi të pranishmit duke treguar përkushtimin e prokurorisë që të mbetet e hapur në zgjerimin e bashkëpunimit me partnerët, veçanërisht ata të nivelit ndërkombëtar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.