DYLON

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore mban takim me Kryetarin e Gjykatës Themelore dhe Drejtorin Rajonal të Policisë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore mban takim me Kryetarin e Gjykatës Themelore dhe Drejtorin Rajonal të Policisë
Avatar photo Redaksia

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu ka mbajtur takim me kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu dhe drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Agron Rukiqi.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe zëvendës drejtori i Drejtorisë Rajonale të Gjilanit, z. Remzi Azemi dhe prokurori nga Departamenti për Krime të Rënda, z. Isuf Sadiku.

EkoHigjiena

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth sigurisë në regjionin e Gjilanit, si dhe koordinimi dhe bashkëpunimi i këtyre institucioneve lidhur me procesin zgjedhor.

Të pranishmit u dakorduan që në bazë të kompetencave të tyre të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme eventuale, në rast të cenimit të procesit zgjedhor. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.